Lajme
Hiqet nga rendi i ditës ratifikimi i Demarkacionit
Me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa, është tërhequr nga rendi i ditës, projektligji për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Ky vendim është marrë pasi që në sallë nuk ka ka qenë prezente Lista Serbe
Me dy orë vonesë Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, të parën pas pushimeve verore, me shumë tensione ndërmjet partive politike. Por e veçanta është se nga kjo seancë me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa, është tërhequr projektligji për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ky vendim është marrë pasi që prezentë në sallë nuk ka qenë Lista Serbe, e cila siç tha kryeministri ka kushtëzuar Qeverinë me “koncesione”.
Por, sipas ligjvënësve opozitarë, qeveria e ka tërhequr ratifikimin e marrëveshjes sepse nuk i ka pasur votat e nevojshme për votim. Për të kaluar marrëveshjet ndërkombëtare kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, ndërsa koalicioni qeverisës në këtë seancë nuk i ka pasur ato.
Në fillim të seancës, lëvizja Vetëvendosje akuzoi Policinë e Kosovës, se nën direktivat politike ka arrestuar 6 aktivistët e kësaj partie, duke i akuzuar për terrorizëm, respektivisht sulm me granatahedhës ndaj Kuvendit të Kosovës.
Në anën tjetër, protesta e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe banorëve të rajonit të Rugovës, ka vazhduar e qetë, pa asnjë incident.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












