E-Diaspora
Hitzfeld cakton ekipin e Brazilit 2014: 5 shqiptarë në ekipin e parë dhe Kasami rezervë
Në përzgjedhjen e tij të parë janë pesë shqiptarë: Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi dhe Xhemaili ndërsa Kasami është rezervë.
Trajneri i kombëtares zvicerane , Hitzfeld ka bërë sot të njohur përbërjen e skuadrës së tij që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil. Në përzgjedhjen e tij të parë (23 lojtarë) janë pesë futbollistë shqiptarë: Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi dhe Xhemaili ndërsa Kasami është rezervë.
Siç shihet edhe kësaj here futbollistët shqiptarë përbëjnë palcën kurrizore të ekipit, rol që ata e kanë arsyetuar shumëfish gjatë 3-4 viteve të fundit.
Mehmedi i cili ka shënuar 12 gola në këtë kampionat për Freiburgun e bundesligës së Gjermanisë konsiderohet si njëri ndër favoritët në sektorin e golashënuesve, krahas Drmic-it (17 gola) dhe Gavranovic-it (13).
Mediet zvicerane i japin shumë hapësirë mungesës së futbollistit Derdiyok në përzgjedhjen që ka bërë sot Hitzfeld. Ai njihet si njëri ndër sulmuesit më të mirë të Zvicrës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












