Shkurt.ch
Hotelet më të shtrenjta në botë
Vendi i parë është Punta Cana në Republikën Domenikane, ku kostoja brenda natës mesatarisht shkon deri 1323 dollarë.
Hotelet më të shtrenjta në botë janë në Zvicër, tregon një studim i kompanisë kërkimore “GoEuro”, e cila ka përfshirë 150 qytete në mbarë botën.
Zviceranët mund të jenë “krenarë”, sepse në listën e 30 hoteleve më të shtrenjta kryesojnë katër qytete: Cyrihu (13) Gjeneva (19), Berna (24) dhe Lozana (26) – por asnjëri prej tyre në top-dhjetë.
Në listën e qyteteve me qëndrim më të shtrenjtë mesatarisht gjatë natës në një hotel me 5 yje në “top-dhjetëshin” nuk figuron Parisi, Londra e as Venecia, sipas një analize të GoEuro.
Vendi i parë është Punta Cana në Republikën Domenikane, ku kostoja brenda natës mesatarisht shkon deri 1323 dollarë.
Në vendin e dytë është St Moritz në Zvicër (687 dollarë), e ndjekur nga Miami (680), Rems në Francë (679) dhe New York (669 dollarë).
Pastaj vijnë Jeruzalemi (609), San Tropez (592) Nassau Bahamas (541) dhe i fundit në dhjetëshin e parë është qyteti i modës Monte Karlo (509), ndërsa i fundit është Muscat në Oman (481).
Në krahasimin global, qyteti më i lirë, kur është fjala për hotele, është kryeqyteti shqiptar, Tirana, ku mesatarisht mund të qëndroni gjatë natës për 31 franga. Sigurisht në këtë rast, nuk flitet për hotelet me pesë yje.
Në fund të listës ende mbeten Namamet në Tunizi, Egjipt, kryeqyteti bullgar, Sofje dhe Kajro e Antalia në Turqi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













