Kosova
Hovenier: S’ka afat, por urgjencë për Asociacionin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thotë se nuk ka afat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumë serbe, por ka urgjencë.
“Ne do ta themi të njëjtën gjë, nuk ka shumë kohë për të humbur dhe është një ndjenjë urgjence për të lëvizur përpara me këtë, pasi situata është fragjile për momentin dhe sa më shumë progres që mund të arrijmë që të dyja palët të përmbushin të gjitha obligimet që kanë marrë nga këto dokumente (Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Oherit), situata do të ishte më pak fragjile”, tha Hovenier në një intervistë për “Atlantic Council”.
Ai shton se Kosova e ka të qartë që duhet t’i zbatojë obligimet që ka marrë përsipër.
“Qeveria e Kosovës ka qenë e qartë, ajo po ashtu do implementimin e plotë të të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Zbatimit”, tha Hovenier, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër













