Lajme
Hungaria ashpërson masat anti-Covid
Hungaria ashpërsoi kufizimet anticovid për të frenuar kurbën e një vale të tretë shumë të fuqishme të pandemisë. Qeveria njoftoi mbylljen e shumë dyqaneve dhe të shkollave fillore teksa mësimi kaloi online.
Zyra e kryeministrit Viktor Orban bëri të ditur se vala e tretë është më e keqja që vendi ka përjetuar deri më tani dhe se qeveria ka vendosur të zbatojë masën e izolimit për të parandaluar humbjet e jetëve njerëzore dhe për të shmangur rihapjen e vonë gjatë këtij viti.
“E reja e valës së tretë është se tani ne kemi një vaksinë. Imunizimi po shkon mirë, dhe në këtë drejtim mund të themi se jemi të tretët në BE, por javën e ardhshme do të jemi vendi që ka vaksinuar më shumë brenda bllokut. Por as kjo shpejtësi nuk është mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit, veçanërisht varianteve të reja”, tha Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit në Hungari, përcjell Albinfo.ch.
Të gjitha bizneset në Hungari do të ulin qepenat, përveç supermarketeve, farmacive, furrave të bukës dhe pikave të karburantit. Qeveria e drejtuar nga Orban u has me kritika të shumta ditëve të fundit pasi niveli i rasteve të reja preku shifrën më të lartë në 3 muaj.
Që prej nëntorit të kaluar, Hungaria luftoi pandeminë koronavirus me mbylljen e restoranteve dhe hoteleve si dhe me vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës, në mënyrë që të mos kufizohej ekonomia, por kjo strategji nuk ka funksionuar.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













