Lajme
Hungaria bllokon bisedat e BE-së për ndalimin e gazit rus
Raundi i gjatë i sanksioneve të propozuara nga Bashkimi Evropian është akoma në diskutim dhe nuk është vendosur pasi Hungaria ka kërcënuar se nuk do të jetë mbështetëse dhe nuk do të votojë për paketën derisa të ketë një zgjidhje për burimet e veta enegjitike.
“Hungaria nuk do të votojë për një paketë tjetër sanksionesh të Brukselit derisa të ketë një zgjidhje për sigurinë energjetike të Hungarisë”, tha të dielën zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, duke cituar kryeministrin Péter Szijjártó dhe duke shtuar “ne hungarezët jemi të interesuar për paqen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Gjithashtu të dielën zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Assen Vassilev, tha në një intervistë në Televizionin Kombëtar të Bullgarisë (BNT) se Bullgaria nuk do të mbështesë grupin e ri të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë nëse vendi i tij nuk merr një siguri nga ndalimi për blerjen e naftës ruse, ashtu si vendet e tjera kanë kërkuar.
Vassilev tha se është dakord për shumicën e pikave të draftit të sanksioneve, përveç kur bëhet fjalë për sanksionet ndaj naftës ruse. Ai tha se disa vende, duke përfshirë Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, kanë ende probleme me sanksionet e fundit të propozuara ndaj naftës ruse.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












