Shkurt.ch
Hyjnë në fuqi kuotat për emigrantët e BE-së
Në Zvicër kanë hyrë në fuqi kuotat e caktuara nga qeveria për qytetarët e Bashkimit Evropian që mund të vijnë për të punuar për një vit
Kuotat për zvogëlimin e numrit të qytetarëve evropianë që duan të punojnë në Zvicër hyjnë në fuqi më 1 qershor.
Zvicra, që nuk është vend anëtar i BE-së, deklaron se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme, me të huajt që përbëjnë çerekun e popullsisë.
Autoritetet zvicerane kanë arritur një sërë marrëveshjesh me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këmbim të aksesit në tregjet evropiane.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se hyrja në fuqi e kuotave mund të vërë në rrezik marrëdhëniet. Shumica e emigrantëve në Zvicër vijnë nga vende si Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se emigrantët portugezë që kërkojnë punë do të preken më shumë nga skema e re.
BBC nga Gjeneva thotë se Zvicra nuk duhet të ankohet shumë. Ajo ka një kuotë papunësie më pak se 3 për qind, një rritje ekonomike më të lartë se parashikimet dhe një monedhë të fuqishme në tregun valutor.
Një deklaratë e fundit e qeverisë thotë se numri i personave në ardhje në vend ka tejkaluar numrin e atyre që largohen me 80 mijë në vitet e fundit.
Qeveria zvicerane është nën presion politik nga të dyja krahët, e majta dhe e djathta, që deklarojnë se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme.
Numri i shtetasve të huaj në Zvicër ka arritur në 25 % të popullsisë, pa llogaritur ata emigrantë që kanë marrë shtetësi zvicerane. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga vendet e BE-së, ku papunësia ka arritur nivele të larta.
Sipas një raporti, popullsia zvicerane pranon tregjet e tyre që kanë nevojë për më shumë punëtorë, por ata ankohen për çmimet e larta të shtëpive dhe mbipopullimin e shkollave, pasoja këto të shkaktuara nga fluksi i emigrantëve.
Duke filluar që nga 1 qershori, emigrantët nga Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Republika Çeke, do të kenë një kuotë pranimi prej 2,180 rezidentësh.
Për të njëjtën periudhë kohe, pra për vitin e ardhshëm, kuotat për 17 vendet e vjetra anëtare të BE-së, do të fiksohet në 53.700. Emigrimi në Zvicër, i punëkërkuesve nga Bullgaria dhe Rumania është pezulluar.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel














