Shkurt.ch
Hyjnë te Microsofti por vjedhin kompjuterë Apple!
Për Microsoftin, vjedhja e fundit është veçanërisht e dhembshme: për faktin se hajnat nuk e kanë denjuar atë as me vjedhje, por kanë parapëlqyer produktet e konkurrencës.
Pastaj thonë se hajnat janë të paarsimuar dhe të painformuar… Këtë paragjykim e kanë thyer disa hajna të cilët kanë hyrë në qendrën për hulumtime laboratorike të Microsoftit, në Silicon Valley të Kalifornisë dhe kanë vjedhur ekskluzivisht kompjuterë e tablete I-pad të kompanisë Apple!
Kjo vjedhje mund të ketë gëzuar konkurrencën Microsoftit, pasi që në një mënyrë edhe ka zbuluar se tabletet e saj po i shërbejnë Microsoftit si model për zhvillimin e tabletave “Surface”.
Ndërsa për vetë Microsoftin, vjedhja e fundit është veçanërisht e dhembshme: për faktin se hajnat nuk e kanë denjuar atë as me vjedhje, por kanë parapëlqyer produktet e konkurrencës. Gjithsej janë vjedhur 5 tablete iPad të tipeve të ndryshme në vlerë prej rreth 3000 dollarësh.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












