Sport
Hyka po shkëlqen në Superligën zvicerane
Ky është goli i gjashtë këtë sezon për mesfushorin shtatshkurtër të Kombëtares Shqiptare
https://vid.me/er94
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka po kalon një moment pozitiv në karrierën e tij me skuadrën e Luzernit, shkruan albinfo.ch
Mesfushori shënoi një tjetër gol në Superligën zvicerane edhe pse pa vlera për skuadrën e tij sepse u mund me rezultatin 3:1 nga Sioni.
Vetëm një javë më parë, Hyka u përfshi në formacionin e javës në Zvicër, ndërsa të dielën realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij.
Hyka e nisi ndeshjen nga banka rezervë dhe hyri në fushë menjëherë pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës. Në të 76-ën, në rastin e vetëm të Lucernit, ai u tregua i saktë duke realizuar në këtë mënyrë golin e nderit për skuadrën e tij në sfidën direkte për një biletë evropiane.
Ky është goli i gjashtë këtë sezon për mesfushorin shtatshkurtër të Kombëtares Shqiptare.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












