Sport
Hyka vazhdon të shkëlqejë
Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka, kësaj radhe ka asistuar një herë në fitoren e Luzernit 3:0 ndaj Thun-it
Jahmir Hyka është në top-formë. Ai po shkëlqen në skuadrën zvicerane Luzern, derisa është ftuar edhe nga Gianni De Biasi në Kombëtaren shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Në takimin e fundit, të fituar me shifrat 3:0 ndaj Thun-it, Hyka ishte si zakonisht titullar i paprekshëm te Luzerni, duke u treguar i rrezikshëm sa herë që prekte topin. Lojtari shqiptar mori një goditje, por vazhdoi të qëndronte në fushë, duke qenë vendimtar në minutën e 53-të, pasi dha asistin për golin e dytë të ekipit të tij, të realizuar nga Shneuli.
Me rezultatin thuajse të siguruar, në minutën e 80-të, trajneri Ryan Babel vendosi që të largonte nga fusha futbollistin shqiptar, për të mos rrezikuar përkeqësimin e situatës së tij pas goditjes së marrë, mes duartrokitjeve të zjarrta të rreth 10 mijë tifozëve të pranishëm në stadium.
Një atmosferë e tillë dhe një numër kaq i lartë tifozësh për standardet e kampionatit zviceran është edhe meritë e faktit se kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e para për ekipin e Luzernës, nisja më e mirë e kampionatit në historinë e klubit.
Skuadra e Hykës gjendet 3 pikë pas Baselit kryesues dhe duhet theksuar se humbjen e vetme deri tani e ka regjistruar pikërisht përballë kampionëve në fuqi, në një ndeshje të mbyllur me rezultatin 3:2 dhe ku Hyka ishte autori i të dy golave për skuadrën e tij.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












