Lajme
I dyshuari për kanosje po mbahet në paraburgim
Sipas deklaratave që ka dhënë vëllai i M. Maçastenës në polici, personi që ka kanosur zyrtarët e Ambasadës së Zvicrës ka probleme psikike
Personi që ka kanosur punëtorët e ambasadës në Zvicrës në Prishtinë, Muharrem Maçastena është duke u mbajtur në paraburgim, deri në vendim e Prokurorit, ndërsa sipas deklaratave që ka dhënë vëllai i tij në polici, ai ka probleme psikike.
Zëdhënësi i Policisë, Kaki Keleni konfirmoi për albinfo.ch, se person mashkull i moshës madhore, është arrestuar nga Policia dhe po qëndron në mbajtje, për shkaka të kërcënimit.
“Shkaku i arrestimi ka qenë kanosja e personit zyrtar, ndërsa atij i është konfiskuar edhe një kallashnikovë me numër serik 3095782, një karikator me 30 fishek, një paketim me 20 fishekë, një pasaportë dhe një shtëpizë kompjuteri”, deklaroi zëdhënësi Kelani.
Arrestimi sipas policisë, ka ndodhur në ora 13.30 të ditës së djeshëm, ndërsa për të vërtetuar nëse i dyshuari Muharrem Maçastena i fshatit Dumosh të Podujevës ka pas edhe me herët probleme psikik, vendosë qendra Psikiatrike, pas analizave.
Ndryshe, për shkak të ditëve të vikendit për këtë rast akoma nuk është deklaruar Ambasada e Zvicrës në Prishtinë e as Ministra kosovare e Punëve të Jashtme.
Ajo që dyshohet është se M. Maçastena ka shkuar në Ambasadë për të kërkuar vizë për në shtetin helvetik, e kur kjo i është refuzuar ai ka kërcënuar se do ta hedh në ajër objektin. Pas këtij kërcënimi është njoftuar Policia e Kosovës e cila menjëherë ka intervenuar.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












