Lajme
I jepet lamtumira e fundit 9 viktimave në Restelicë, kërkohet personi 11
Është bërë varrimi i nëntë viktimave të tragjedisë që goditi Restelicën. Ndërsa po vazhdon operacioni i Forcës së Sigurisë, në kërkim të personit të njëmbëdhjetë të familjes Reka, që dyshohet se gjendet nën gërmadhat e shkaktuara nga orteku i së shtunës, ka konfirmuar Komandanti i operacioneve të kërkim shpëtimit në FSK, Mehmet Lladrovci. Ai ka thënë se janë bërë gërmime shumë të mëdha dhe se operacioni do të vazhdoj deri në gjetjen e personit të fundit.
Lladrovci thekson se moti është i përshtatshëm dhe ekipet janë duke vazhduar kërkimin e viktimës së dhjetë të kësaj tragjedie, që është një djalë 20 vjeç i familjes Reka.
Për shkak të rrezikut që mund t’iu kanoset, shumë banorë të zonave ku është shfaqur orteku, janë zhvendosur në brendi të fshatit, ku janë më të sigurt, ka deklaruar, koordinatori i ekipit për shpëtim në fshatin Restelicë, imami Shaban Haxhi.
Në nderim të viktimave të tragjedisë së të shtunës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka shpallur ditën e sotme ditë zie shtetërore.
Ndërkaq Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ngushëlluan Kosovën dhe familjet e viktimave të ortekut në Restelicë të Dragashit.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










