Lajme
I kërkojnë më të dashurit e tyre
Ata kanë qëndruar para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar dhe shpresuar që 2012-ta, të jetë vit kur do të merrë fund ankthi i pritjes së tyre
Familjarë e personave të pagjetur, edhe këtë vit e kanë përfunduar me kërkesë që të zbardhet fati i më të dashurve të tyre.
Ata me fotografitë në duar të më dashurve të tyre, për të cilët nuk dinë asgje tash e 12 vite, kanë qëndruar para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar dhe shpresuar që 2012-ta, të jetë vit kur do të merrë fund ankthi i pritjes së tyre.
Kryetari i Këshillit Koordinues i Asocacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi, ka thënë me këtë rast se familjarët tash e 12 vjet po kërkojnë të zbardhet fati i personave të të pagjetur.
“Edhe këtë vit, përkundër kërkesave të pareshtura, të aktivistëve dhe të familjarëve, rezultatet po na mungojnë, përgjigjen jemi të detyruar ta kërkojmë prej EULEX-it. Ne jemi shumë të vendosur në kërkesat tona njerëzore dhe të drejta”, ka deklaruar Kosumaj.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se këtë vit është bërë çdo gjë e mundur që të zbardhet fati i peronave të pagjetur, por instituicionet e Serbisë, të cilët kanë informacionet për të pagjeturit, nuk i hapin dosjet dhe nuk tregojnë vend-varrezat e dyshuara pa një presion të madh ndërkombëtar.
Ai duke theksuar se institucionet e Kosovës janë të interesuara që të zbardhin fatin e personave të pagjetur, tha se familjarët e të pagjeturve nuk kanë festë dhe as gëzim.
Ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 797 personave, të cilët janë marrë si robë lufte nga policia dhe ushtria serbe. Kurse, Serbia ende nuk ka treguar seriozitet se është i gatshëm të tregojë për fatin e të pagjeturve.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












