Lajme
I kthehet familjes piloti James Berisha
Piloti shqiptaro-amerikan është kthyer i përlotur dhe me një rrëfim të rëndë për muajt e tmerrit që ka përjetuar në një burg në Eritrea
Piloti i njohur shqiptar, Xhejms Berisha, i cili është mbajtur i burgosur në shtetin e Eritresë për pesë muaj, është pritur të enjten nga familjarë dhe qytetarë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Berisha tregoi për vuajtjet dhe traumat që ka përjetuar në Eritre, por ka mohuar se është keqtrajtuar. Sipas tij, problemi kryesor për ndalimin në Eritre është fakti që ai ka shtetësi amerikane, raportojnë mediet në Prishtinë.
“Problemi kryesor ka qenë që që jam shtetas amerikan. E urrejnë shumë Amerikën. Çdo individ që ka të bëjë me shtetin amerikan, domethënë e konsiderojnë si agjent i CIA-s. Ani pse nuk kam të bëj asgjë me shtetin amerikan, përveç që jam shtetas, kam pasaportën amerikane, unë jam agjent i CIA-s amerikane”, tha ai.
Pavarësisht vuajtjeve të shumta, Berisha tha se ndihet krenar për gjithçka që ka bërë për pavarësinë e Kosovës.
“Ndihem i kënaqur, pa marrë parasysh se jeta erdhi deri këtu, asnjë minutë nuk më pengon që kam kaluar në burg, veç ta çojmë këtë vend përpara”, theksoi ai.
Për lirimin e pilotit Berisha ka kontribuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Ai tha se misioni për lirimin e Berishës, ka qenë ndër më të vështirët.
“Prandaj merita ëshët e të gjithë neve. Është meritë e diplomacisë së Kosovë, e Qeverisë së Kosovës dhe unë jam pjesë e asaj merite normalisht”, tha Pacolli..
Të gjitha përjetimet Berisha tha se do t’i paraqesë në një libër dhe në një dokumentar, ndërsa ka shprehur dëshirën që aeroplani me të cilin ka lobuar në 130 shtete të ruhet në Muze të Kosovës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












