Shkurt.ch
I lë trashëgimi 100 milionë franga universitetit!
Programi i Universitetit ETH të Cyrihut për nxitjen e të rinjve që të merren me shkencë “Society in Sience” ka siguruar ekzistimin e vet për disa dekada të ardhshme. Kjo është bërë e mundur pasi që ETH ka përfituar plot 100 milionë franga nga trashëgimia e mecenit të tij, ndërmarrësit tashmë të ndjerë, Branco Weis.
Në të gjallë të tij ai ka qenë shumë ngushtë i lidhur me universitetin ETH, të cilin e ka ndihmuar disa herë e shuma të mëdha të hollash. Weis ka diplomuar në këtë universitet në vitin 1951. Ai ka qenë hebre i lindur në Zagreb në vitin 1929. Ka vdekur në vitin 2010 në Cyrih.
Programi “Society in Science” është themeluar nga vetë meceni i universitetit. Ai u dedikohet hulumtuesve dhe inxhinierëve që ndodhen një hap para marrjes së titullit të doktorit të shkencave.
Si kusht është që ata të dëshmojnë rezultatet të veçanta dhe që të punojnë për ndonjë projekt me rënduesi shoqërore. Fituesit mbështeten materialisht nga ky program për pesë vite.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













