Shkurt.ch
I refuzohet ndihma mjekësore, refugjatja lind fëmijën të vdekur!
Përkundër thirrjes së përsëritur për ndihmë që bashkëshorti i saj u kishte bërë zyrtarëve zviceranë, ata nuk kishin reaguar, thotë ai për televizionin zviceran
Një grua shtatzënë, refugjate nga Siria ka humbur foshnjën e saj si pasojë e refuzimit që i është bërë nga rojet kufitare të Zvicrës për t`ia siguruar asaj trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gruaja bashkë me burrin dhe me një fëmijë tjetër po ktheheshin nga autoritetet zvicerane në Itali ndërsa gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe kishte gjakderdhje të madhe.
Përkundër thirrjes së përsëritur për ndihmë që bashkëshorti i saj u kishte bërë zyrtarëve zviceranë, ata nuk kishin reaguar., thotë ai për televizionin zvieran. Pas kalimit të kufirit, në Itali, në Domodossola, gruaja ishte alivanosur dhe në atë gjendje qe dërguar në spital. Atje ajo ka lindur fëmijën e vdekur.
Në një raportim të emisionit “10vor10” të srf1, shefi i Rojeve Kufitare të Zvicrës Jürg Noth ka deklaruar se është i informuar për rastin fatkeq dhe se ka iniciuar një hetim lidhur me rastin. Ai ka shtuar se ndjehet i prekur dhe dëshiron të ngushëllojë familjen e dëmtuar. Ai ka thënë se kthimi i grupit të refugjatëve nga Vallorbe (qendër pranimi azilkërkuesish) ka qenë përgjegjësi e trupave të tij, Rojeve Kufitare. Nëse zyrtarë nga trupat që drejton ai janë ë përfshirë do të sqarohet menjëherë. Noth pret rezultate në fund të javës.
Ndërsa mjeku italian i cili e ka trajtuar shtatzënën ka drejtuar kritika ndaj zyrtarëve zviceranë. “Nëse gruas do t`i ofrohej ndihmë s ishte në Zvicër, fatkeqësia mund të evitohej”, ka thënë ai.
Njësoj kritike ndaj autoriteteve të Zvicrës ka qenë edhe kryebashkiakja e qytetit Domodossola. “Në Evropë nuk guxon të trajtohet kështu një shtatzënë. Fakti që kjo ka ndodhur pikërisht te fqinjët tanë, ndryshe aq të rregullt dhe të ndershëm zviceranë, më ka goditur rëndë”, ka thënë e para e qytetit, Liliana Graziobelli.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












