Shkurt.ch
I shtohet në 15 vjet burg dënimi “shëruesit nga Berna”
Në rigjykim është konstatuar se ka indikacione të mjaftueshme se i dënuari u ka dhënë me qëllim 16 “pacientëve” të tij gjak të infektuar me HIV
Dënimi i të ashtuquajturit “shëruesi nga Berna” pati bërë shumë bujë në mediet zvicerane. Atij para një viti i ishte shqiptuar nga Gjykata Regjionale e Bernës një dënim prej 12.9 vitesh burg duke u shpallur fajtor se i ka infektuar qëllimisht me HIV dhe hepatit c disa persona që i kishin besuar “trajtimit” të tij. Dënimi ishte dhënë për shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve trupore dhe pe¨rhapje të sëmundjeve të rënda.
Pasi që “shëruesi” nuk kishte qenë i kënaqur me lartësinë e dënimit ai kishte bërë ankesë. Avokati i tij kishte kërkuar lirimin e klientit si të pafajshëm.
Si rezultat, Gjykata e lartë e Bernës ka marrë dje një vendim duke ia shtuar atij dënimin. Kështu, mjeku i vetëquajtur alternativ do të mbetet në burg për 15 vjet.
Në rigjykimin e bërë nga Gjykata e Lartë e Bernës, është konstatuar se ka indikacione të mjaftueshme se i dënuari u ka dhënë me qëllim 16 “pacientëve” të tij gjak të infektuar me HIV.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














