Shkurt.ch
I vë zjarrin radarit për “të shpëtuar” të dashurën nga dënimi!
I riu 18 vjeçar është arrestuar dhe ka pranuar se i ka vënë zjarrin radarit për të shpëtuar nga dënimi i mundshëm të dashurën që kishte vozitur shpejt
Policia e Cyrihut ka arrestuar gjatë vikendit një të ri, i cili i ka vënë zjarrin një radari që mat shpejtësinë e automjeteve në një pikë të qytetit, në qarkun 11.
Siç bën të ditur policia në një njoftim, zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejtë de e kanë shuar zjarrin por mbrapa kanë mbetur dëme prej dhjeta mijë frangash. Ndërkaq, edhe pas këtij aksidenti, të dhënat që ka regjistruar radari kanë mbetur të paprekura. Këto të dhëna, pasi që janë analizuar i kanë rënë në gjurmë zjarrvënësit , ndonëse ë mënyrë të tërthortë.
Në radar, specialistët e forensikës kanë gjetur se një orë para se t`i vihej zjarri një automobil kishte kaluar me shpejtësi prej 100 kilometrash në orë (brenda qytetit). Pasi që është bërë identifikimi, ka dalë se ngasëse e makinës ka qenë një vajzë 18 vjeçe, e cila pastaj ka pranuar veprën. Asaj i është marrë leja e vozitjes dhe i është ngritr një kallëzim penal në prokurori.
Por, më interesantja vjen më vonë. Hetimet e mëtejme kanë sjellë policinë para faktit se zjarrvënësi i radarit në fjalë kishte qenë i dashuri i vajzës, moshatar me të. Ai është arrestuar dhe ka pranuar para policisë se i ka vënë zjarrin radarit për të shpëtuar të dashurën nga dënimi i mundshëm. I riu është liruar po atë ditë nga arresti por ndaj tij është ngritur kallëzimi penal për zjarrvënie dhe shkaktim dëmi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











