Lajme
Ikja masive ka prekur edhe Gjilanin
Familje të shumta, të rinj, studentë, nxënës nga Gjilani ia kanë mësyrë vendeve të BE-së. Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri apelon që të rinjtë mos të bien viktimë e trafikantëve
Tashmë kjo ikje masive ka prekur fshatrat e Gjilanit dhe vet qytetin, raportojnë mediat lokale nga ky qytet i Kosovës.
Ikjet masive po ndodhin nga fshatrat e mëdha si Pograxha, Malisheva, Uglari, Zhegra, Bresalci e Mireshi, raporton rajonipress.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri thotë se kjo ikje është e dhimbshme dhe e trishtueshme. Apelon që të rinjtë mos të bien viktimë e trafikantëve.
Lutfi Haziri thotë se është e dhimbshme ikja e të rinjve dhe e familjeve gjilanase sepse ky trend i ikjes realisht është kundër liberalizimit të vizave.
“U bëjë apel familjeve gjilanase që të jenë të durueshëm dhe mos të bien viktimë e trafikantëve sepse ata janë vetëm viktimë sepse asnjë shtet i BE-së nuk lëshon viza e leje qëndrimi”, deklaron Haziri.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












