Lajme
Ikonat u shitën në Zvicër për 80 mijë euro
Prokuroria Shqiptare konfirmon se Gjergj Thimo ia ka shitur një shtetasi shqiptar me banim në Zvicër tetë ikona kishtare në vlerë 80 mijë euro. Ikonat ishin vjedhur në Shqipëri e Maqedoni
Një qytetar nga Zvicra i ka blerë tetë ikona të vjetra në vlerë 80 mijë euro nga “koleksionisti” shqiptar Gjergj Thimo, i cili po qëndron në burg, nën dyshimin se këto ikona dhe dhjetëra relikte të tjera me vlera historike, i ka vjedhur nga kishat shqiptare dhe ato maqedonase.
Njoftimin për këto ikona e ka dhenë Prokuroria Shqiptare e cila vërtetuar se Thimo këto relikte ia ka shitur një shtetasi shqiptar me banim në Zvicër. Gjatë kontrollit të banesës së Thimos janë sekuestruar disa kontrata të blerjes së ikonave me çmimin 10 mijë euro secila.
Sipas prokurorisë, Thimo ka shitur disa prej ikonave të vjetra, edhe pse i dinte që ishin të vjedhura.
Sipas medieve shqiptare, të paktën 40 ikona janë shitur nga Gjergji Thimo (55 vjeç), i cili më herët kishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme “pasaportën e pronësisë” për këto veprave të artit.
Këto ikonat Thimo i ka shitur në Itali dhe në vendet tjera të Evropës, ndërsa mendohet se numri i tyre është shumë herë më i lartë.
Përveç Thimos, në pranga është vënë edhe Arben Spaho, ndërsa për akuzën e trafikut të ikonave, ka dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë në skandal.
Policia shqiptare e bastisi shtëpinë e Thimos në Tiranë dhe konfiskoi rreth 1077 objekte të tjera, si afreske, ikona kishtare, murale e piktura bronzi, që i përkasin periudhës së mesjetës. Për të gjithë këto relikte historike, Thimo kishte një arsyeje” “jam koleksionit”.
Megjithatë dallaveret që i ka bërë Thimo i ka treguar bashkëpunëtori Arben Spaho, i cili thotë se Thimo ka pranuar disa herë që ikonat janë të vjedhura në Kishat e Përmetit, Gjirokastrës, Korçës e disa në Maqedoni.
“Shtetasit shqiptarë i vidhnin atje dhe ia shisnin Gjergjit”, ka deklaruar Spaho. Sipas këtij të fundit, në këtë mesele është përfshirë edhe bashkëshortja e Thimos, studiuese e pikturës, e cila ka ndërhyrë në ikona, duke i ndryshuar autorësinë.
“Pasi fshihej autori i ikonës, ishte me e lehtë që objekti të shitej”, ka thënë Spaho, sipas të cilit, Thimo atij i kishte një borxh, që nuk ia kishte kthyer.
Veç kësaj prokuroria, bën me dije se në tre raste janë dorëzuar në Qendrën e Inventarizimit të trashëgimisë kulturore tri çertifikata të falsifikuara dhe të plotësuara nga një profesor, i cili ndodhet në gjendje kome prej tri vitesh.
Në anën tjetër, Maqedonia pritet të nisë në drejtim të Shqipërisë katër ekspertë për të verifikuar disa prej ikonave të cilat pretendohet se janë vjedhur në kishat e tyre dhe janë poseduar më pas nga trafikantët shqiptarë.
Madje bëhet me dije se ekspertët e artit ikonografik të Maqedonisë kanë pretenduar se një pjesë e mirë e veprave që janë mbajtur fshehur nga koleksionisti shqiptar i arrestuar janë vjedhur në vendin e tyre. Për këtë fakt homologët shqiptarë të hetimit iu kanë hapur dritën jeshile të vijnë dhe të verifikojnë veprat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












