Shkurt.ch
Ilaçet në Zvicër shumë më shtrenjtë se në vendet fqinje
“Në Zvicër janë 140 mijë njerëz që marrin të ardhurat e tyre nga industria farmaceutike dhe këta njerëz paguhen me franga”
Federata e arkave të shëndetësisë Santesuisse dhe asaj të farmaceutikës interpharma kanë prezantuar të martën një studim sipas të cilit barërat generika (surrogate, jo origjinale) në Zvicër janë shumë më shtrenjtë se sa jashtë vendit. Generika-t llogariten si alternativë më e lirë për nga çmimi të barnave.
Por në Zvicër edhe ato janë pothuaj dyfish më shtrenjtë se në shtetet që e rrethojnë Zvicrën. Ndërsa medikamentet të cilat vazhdojnë ta kenë mbrojtjen e patentës, në Zvicër janë vetëm 12 për qind më shtrenjtë.
Studimi i përmendur më lartë ka marrë për bazë 200 medikamentet origjinale më të shitura dhe 200 barëra alternative (generika). Janë krahasuar çmimet në vendet si Gjermani, Danimarkë, Holandë, Britani e Madhe, Francë dhe Austri.
Interpharma i konsideron të arsyeshme çmimet e larta që mbretërojnë në Zvicër. Argumenti i saj është se frangu vazhdon të jetë i forte në krahasim me euron dhe se sistemi shëndetësor i Zvicrës është më i mirë se ai i vendeve të krahasuara si dhe kostoja e jetës në Zvicër është më e lartë se në vendet e përmendura.
“Në Zvicër janë 140 mijë njerëz që drejtpërdrejt ose indirekt marrin të ardhurat e tyre nga industria farmaceutike”, ka thënë sekretari i Interpharma Thomas Cueni, “dhe këta njerëz paguhen me franga”. Kjo pra kushton dhe për këtë arsye është gabim të shikohen vetëm çmimet më të lira të barërave jashtë vendit. Ai ka thënë se bazuar në fuqinë blerëse, çmimet e barërave në Zvicër dhe në Francë janë më të ulëtat
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) shkurtoi 83 vende pune në përpunimin e azilit në fillim të... -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën













