Kultura
Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane
Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë jogjermanë
Fondacioni i njohur gjerman për stimulimin e kulturës, Robert-Bosch Stiftung ka ndarë çmimin “Chamisso” për vitin 2012, që jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë jogjermanë. Këtë çmim, që ka edhe vlerë në të holla (15.000 euro), e ka fituar autori çek Michael Stavaric për romanin “Brenntage”.
Po kështu, fondacioni i përmendur ka ndarë ehe dy çmime stimuluese me vlerë prej nga 7000 eurosh. Fituesi i njërit çmim është autori shqiptar Ilir Ferra, i cili jeton në Austri, për romanin e shkruar në gjuhën gjermane “Rauchschatten” (Hijet e tymit), ndërsa i tjetrit, hungarezi Akos Doma për romanin “Die allgemeine tauglichkeit”.
Çmimet do të dorëzohen më 1 mars në Munih.
Çmimi “Chamisso”, është i vetmi i këtij lloji në hapësirën gjermane dhe ndahet nga viti 1985.
Ilir Ferra është i lindur në vitin 1974 në Durrës dhe jeton në Vjenë nga viti 1991.
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po i shtrëngon kontrollet në kufijtë e saj? Si pjesë e zonës Shengen “pa kufij”, në kufijtë zviceranë kryhen vetëm kontrolle sporadike dhe të... -
Qeveria zvicerane do të krijojë një strategji kombëtare për luftimin e krimit të organizuar -
Zvicra po rrit kontrollet në kufijtë e saj -
Agjencia Federale e Sigurisë paralajmëron për një mashtrim të ri -
Qeveria lejon shërbimin postar zviceran të kursejë në dërgesat e postës











