Shkurt.ch
Iliri gjen një shishe 150 vjeçare të ujit mineral
Arkeologu e lavdëron shqiptarin për informimin e bërë. Sipas tij, zakonisht ndodh që firmat ndërtuese të gjejnë objekte arkeologjiike dhe të mos informojnë për to nga frika se do t`u ndërpritet puna
Në një mihje të bërë për shtrirjen e gypave të ngrohjes në afërsi të stacionit hekurudhor në St.Gallen është gjetur një shishe prej dheu, e vjetër 150 vjet që ka shërbyer për mbushje të ujit mineral.
“Diçka të tillë nuk mund ta gjesh çdo ditë”, rrëfen Ilir Dërmaku, kryepunëtor në punishten ku ështëgjetur shishja. “Duke gropuar për vendosjen e gypave tëngrohjes, ne hasëm fillimisht në gypa ujësjellësi të vjetra rreth 200 vjet ndërsa po aty gjetëm edhe një shishe të vjetër prej dheu. Menjëherë i njoftova arkeologët”, thotë Iliri për tagblatt.ch.
Udhëheqësi i një projekti arkeologjik të qytetit, Thomas Stehenberger e ka marrë shishen nga punishtja. Ai ka konstatuar prejardhjen dhe vjetërsinë e saj. Shishja daton nga shekulli 19 dhe është rreth 150 vjet e vjetër. Arkeologu e lavdëron kryepunëtorin shqiptar për informimin e bërë. Sipas tij, zakonisht ndodh që firmat ndërtuese të gjejnë objekte arkeologjiike dhe të mos informojnë për to nga frika se do t`u ndërpritet puna dhe do të pësojnë humbje.
Shishja vjen nga “Principata Nassau”, një krijesë shtetërore që ka ekzistuar nga viti 1806 deri në vitin 1866 rreth qytetit gjerman Wiesbaden.
Dërmaku gëzohet për gjetjen e bërë. “Është interesante se çfarë mund të gjendet dy metra nën rrugë”, thotë 39 vjeçari.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













