CH-Ballkani
Imamët kosovarë në shërbim të de-radikalizmit të të kthyerve nga ISIS
Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës
Janë rreth 150 kosovarë që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja në Lindjen e Mesme dhe tani janë kthyer në vendlindje, por tani mbetet sfidë integrimi dhe risocializimi i tyre në shoqëri. Shumica nga ta janë burgosur nëpër qendrat e korrektimit në Kosovës, ndërsa për de-radikalizimin e tyre janë angazhuar institucionet shtetërore, përfshirë edhe imamët e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për REL ka thënë se ekziston radikalizmi në burgjet e Kosovës. Andaj, sipas tij, kjo dukuri do të luftohet përmes ligjëratave të imamëve nëpër qendrat korrektuese. Ai ka treguar se shumë shpejt do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke bërë të ditur se janë përzgjedhur edhe imamët të cilët do të ligjërojnë para të burgosurve.
“Ka qenë gjithmonë një tendencë e disa të burgosurve që i shpie në radikalizëm të dhunshëm. Ditëve në vijim do të nënshkruaj një memorandum mirëkuptimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila mundëson mbajtjen e ligjëratave nga persona që do të jenë të autorizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të pamundësuar një radikalizëm të tillë në burgjet e Republikës së Kosovës” ka thënë ministri Tahiri, transmeton Insajderi.
Sipas Tahirit, është shumë e rëndësishme që personave të cilësuar si të radikalizuar, t’u ofrohet mundësia që të integrohen në shoqëri në mënyrë që ata të mos paraqesin rrezik pas përfundimit të dënimit.
“Ky është edhe qëllimi që këta persona që janë të dënuar konform ligjit për implementim të sanksioneve penale, që i vuajnë dënimet në qendrat korrektuese në Republikën e Kosovës, në momentin kur e përfundojnë dënimin të jenë persona të cilët nuk do të paraqesin rrezik më tutje për shoqërinë tonë, mos të paraqesin rrezik për të rinjtë, mos të arrijnë t’i indoktrinojnë të rinjtë që të ndjekin rrugën mbi të cilën ata i ka dërguar të paktën në qendrat korrektuese” ka thënë Tahiri.
Ministri Tahiri ka folur edhe për qytetarët e Kosovës që vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri apo Irak, duke thënë se së bashku me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, do të punojnë për kthimin e tyre në vendlindje.
“Kemi të bëjmë me njerëz që tashmë u bënë disa vite që kanë kaluar nëpër ato vatra të luftës dhe padyshim që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre, duhet t’u qasemi me kujdes. Ata njerëz në asnjë rrethanë nuk duhet të anashkalohen, ata njerëz nuk duhet të lihen anash shoqërisë, mirëpo duhet të trajtohen konform ligjeve që i kemi në fuqi” ka shtuar ministri i Drejtësisë.
Nga viti 2012 në zonat e luftës në Siri e Irak, kanë shkuar mbi 300 qytetarë të Kosovës dhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 70 prej tyre janë vrarë.
Rreth 130 tashmë janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse të gjithë janë arrestuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Aktualisht në këto zona, sipas të dhënave zyrtare, vazhdojnë të jenë edhe 27 fëmijë dhe 44 gra.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri












