Lajme
Inaugurimi i presidentit serb bojktohet nga liderët e rajonit
Liderët e disa vendeve të rajonit kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre të hënën në Beograd në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.
Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se e ka befasuar dhe hidhëruar ideja që në inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq nuk marrin pjesë presidentët e vendeve fqinje dhe ka vlerësuar se ky është një ofendim për Serbinë.
“Ky është një bojkotim i organizuar i inaugurimit të presidentit të Republikës së Serbisë, ky është një ofendim për Serbinë, dhe jo për Tomisllav Nikolliqin”, ka thënë Daçiq pas konsultimeve mbi formimin e qeverisë së re mes partisë së tij dhe Nikolliqit, transmeton ReL
Liderët e Ballkanit, mes tyre, ai i Kroacisë, Bosnjes e Sllovenisë kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikolliqit në lidhje me masakrën në Srebrenicë, të cilën e ka mohuar të jetë gjenocid, si dhe deklaratës se Vukovari i Kroacisë, është një qytet serb.
Bashkimi Europian e kritikon Nikoliqin për një “hap në drejtimin e gabuar”. Kështu ka deklaruar Nicolai Wannen, ministër për Europën i presidencës daneze në BE.
Jo vetëm deklaratat për Srebrenicën, edhe deklarata se Vukovari është qytet serb kanë tendosur raportet paksa të normalizuara kohët e fundit me vendet fqinje, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë.
Këto deklarata kanë shkaktuar reagime negative edhe në shumë qarqe evropiane dhe botërore. Kjo ka bërë që edhe presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq, krerët e Bosnjë-Hercegovinës dhe disa shteteve të tjera të refuzojnë pjesëmarrjen në ceremoninë e marrjes së detyrës të Tomisllav Nikoliqit, raporton DW.
Disa komentatorë në Beograd thonë se një ndër gabimet serioze të Nikoliqit është edhe vizita e tij në Moskë, vetëm disa ditë pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Kjo vizitë ishte jo zyrtare, por ishte vizita e parë në postin e presidentit, shpjegojnë ata.
Cvijetin Milivojeviq, drejtor i agjencisë „Pragma“, tha se ende është herët të jepen vlerësime për presidentin e ri. Por, sipas tij ka pasur disa hapa që nuk janë në harmoni me konceptin e diplomacisë së mirëfilltë”.
„Nikoliqi ende nuk ka formuar deri në fund as kabinetin e tij. Deklaratat e fundit të Nikoliqit i shoh më shumë se deklarata të një politikani, se sa presidentit të një vendi”, thotë Milivojeviq.
Puna e deritanishme e Nikoliqit ishte negative, të paktën kur shikon deklaratat e para që kanë shkaktuar debate dhe pakënaqësi të shumta, thonë Boshko Jakshiq, komentator i gazetës “Politika”.
Nëse shikojmë politikën e brendshme, pozitive është paralajmërimi i tij se nga kryeministri dhe qeveria e re do të kërkojë vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Nikoliqi ka premtuar se edhe vetë do të angazhohet në këtë drejtim.
“Mendoj se deklarat e tij për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut dhe paralajmërimi për angazhimin e tij personal e ngrenë këtë dialog në një nivel shumë më të lartë se deri tani, me shpresë se do të gjendet ndonjë zgjidhje”, pohon Jakshiq.
„Gabimet më të mëdha Nikoliqi i ka bërë deri tani në planin diplomatik. Kjo nënkupton se ai duhet të konsultohet shumë më shumë me këshilltarët e tij, para se të dalë me ndonjë mendim për çështjet diplomatike“, shton Jakshiq.
Edhe Cvijetin Milivojeviq mendon se Nikoliqi ende nuk ka mësuar në tërësi se çfarë do të thotë diplomacia. Ndonëse reagimet më të ashpra deri tani kanë ardhur nga vendet e rajonit, ai mendon se politika e Nikoliqit ndaj këtyre vendeve nuk do të ndryshojë shumë nga ajo e Boris Tadiqit, shkruan DW.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











