Lajme
Incident në Kalanë e Shkupit
Qytetarë shqiptarë në mënyrë spontane u tubuan te Kalaja e Shkupit dhe të revoltuar filluan rrënimin e mureve të objektit
Për incidentin e së enjtës mbrëma në Kalanë e Shkupit, ka reaguar kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i kryeministrit maqedonas, thuhet se nuk do të lejohet që kjo situatë të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike. Gruevski, ka vlerësuar se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, ndërkaq për situatën e krijuar është komunikuar me partnerët e koalicionit”, thuhet në këtë komunikatë.
Mediet në Maqedoni kanë raportuar se janë penguar punimet e objektit të një kishe të kontestuar në Kalanë e Shkupit. Për këtë ndërtim nuk ishte njoftuar askush ndërsa mbi 50 punëtorë ishin sjellë nga Manastiri, për të filluar punimet.
Punimet kishin filluar të enjten në mbrëmje, ndërsa më pas qytetarë shqiptarë në mënyrë spontane u tubuan për të parë se çka po ndodhë në Kala të Shkupit, dhe të revoltuar nga ajo që panë filluan rrënimin e mureve të objektit. Rrënimin nuk arritën ta parandalojnë as prestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Qytetarëve iu kanë bashkangjitur edhe përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili ishte i pranishëm me disa përfaqësues tjerë të partisë, deklaroi se nuk do të lejojnë dikush në këtë mënyrë të ndryshojë historinë e Kalasë së Shkupit.
Nga ana tjetër, kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani theksoi se Qeveria e Maqedonisë po provokon marrëdhëniet ndëretnike me veprimet tinëzare në Kalanë e Shkupit.
“Mbrëmë në mënyrë tinëzare Qeveria e Gruevskit solli dhjetëra punëtorë për të vazhduar punën në ndërtimin e kishës, larg syve të popullit dhe duke provokuar në palcë komunitetin mysliman, duke hedhur zjarr mbi marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend”, theksoi Selmani në një konferencë me gazetarët të organizuar të premten në Kalanë e Shkupit.
Lidhur me ndërtimin e kishës së kontestuar në Kalanë e Shkupi kanë reaguar edhe lëvizja “ZGJOHU” dhe shoqata të tjera në Maqedoni.
Rindërtimi i një kishte të shekullit 14 në Kalanë e Shkupit ka nxitur reagime politike dhe historike në Maqedoni.
Subjekte shqiptare kanë kërkuar ndërprerjen e ndërtimit duke thënë se kalasë, që simbolizon qytetin, do t’i jepet vetëm karakter i krishterë, me çka do të pretendohet se ajo është pjesë e trashëgimisë maqedonase.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













