Lajme
Incidente të reja në Maqedoni
Incidente të tjera janë shënuar mbrëmë në Shkup, por edhe një incident në Tetovë, ka raportuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë
Sipas policisë në incidentin e parë një grup prej katër personash kanë rrahur tre fëmijë mbrëmë rreth orës 19.00 në afërsi të Parkut të Qytetit në Shkup.
Sipas informacioneve, sulmuesit kanë përdorur shufra hekuri ndaj të miturve. Dy nga fëmijët kanë marrë plagë të rënda, njëri prej të cilëve është shtruar në spitalin kirurgjik në Shkup.
Një incident tjetër ka ndodhur në lagjen Shutkë kur katër persona kanë sulmuar fizikisht vajzë shqiptare, 20 vjeçe. Ata pasi që e kanë rrahur fizikisht, kanë shtënë në ajër me armë zjarri, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Incidenti i tretë sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, është regjistruar pas mesnate, kur policia ka bllokuar rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, pasi disa të rinj shqiptarë janë ndaluar me dyshimin se kanë sulmuar me gurë autobusin e linjës 57, raportojnë mediat në Maqedoni.
Nga ana tjetër raportohet nga portali shqiptar në Shkup ”Zhurnal” për djegien e urës së drunjtë që lidh vendbanimin Llokë me lagjen Nerez, në Shkup.
Sipas këtij portalit, lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas incidenteve të fundit në Maqedoni është bërë thirrje nga faktori vendës dhe ndërkombëtar për tejkalimin e situatës .
Incidentet e fundit paraqesin kërcënim serioz për bashkëjetesën dhe nëse organet e drejtësisë nuk i zbardhin sa më parë të njëjtat, atëherë incidentet mund të dalin nga kontrolli duke kërcënuar në masë të madhe edhe stabilitetin e vendit, ishte ky qëndrimi i përbashkët i të gjithë anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike në Parlamentin republikan.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













