Lajme
Incidentet mund të rrezikojnë Maqedoninë
Komisari i lartë për pakicat kombëtare i OSBE-së, Knut Volebek ka tërhequr vërejtjen lidhur me incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.
“Maqedonia, si demokraci e re po përballet me një seri sfidash. Vendi shumë përparoi pas konfliktit të vitit 2001, por seria e incidenteve dhe ngjarjeve në Strugë përkujtojnë se incidentet ndëretnike dhe religjioze nuk i takojnë vetëm të kaluarës dhe nëse ato nuk ndalohen mund ta rrezikojnë shoqërinë”, ka deklaruar Volebek në fjalimin para Komitetit për marrëdhënie mes komuniteteve në Parlamentin e Maqedonisë, raportojnë mediat e Maqedonisë.
Sipas tij, nuk janë të nevojshme situata si djegia e flamujve dhe përdhosjen e objekteve fetare që të ketë debat për dukuritë e tilla.
Ambasadori Vollebek gjithashtu bëri thirrje për reforma në arsim dhe vendosjen e arsimit të integruar si dhe mënyrën më të mirë për parandalimin e tensioneve në shoqëritë multietnike. Vollebek në Maqedoni ka takuar krerët e shtetit dhe lider partish politike.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?












