Shkurt.ch
Iniciativa kundër migrimit masiv do të miratohej edhe sot
Arsyetimi i të anketuarve është se ata janë të pakënaqur me numrin e madh të të huajve që jetojnë në Zvicër. Ka së tepërmi ose mjaft të huaj, thonë ata
1200 zviceranë të moshës madhore, nga pjesa gjermane dhe ajo frankofone janë pyetur në javën e parë të muajit maj se si do të votonin lidhur me “Migracionin masiv” në Zvicër nëse do t`u jepej rasti sërish. 52 për qind të tyre janë përgjigjur se vota e tyre do të shkonte në favor të iniciativës, dhe me këtë do të sigurohej sërish fitorja e saj, sikur në votimin e mbajtur më 9 shkurt të këtij viti.
Arsyetimi i të anketuarve është se ata vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me numrin e madh të të huajve që jetojnë në Zvicër, shkruan “Schweiz am Sonntag”. Ka tepër ose mjaftueshëm të huaj, thonë ata.
44 për qind të pjesëmarrësve në sondazh do të votonin kundër ndërsa 4 për qind do të ishin të papërcaktuar.
Sondazhin e ka realizuar përmes pyetjeve online instituti Marketagent nga 30 prilli deri më 8 maj të këtij viti. Të anketuarit kanë qenë shtetas zviceranë të moshës 18 deri 69 vjeçarë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











