Shkurt.ch
Iniciativa kundër migrimit masiv, rrit pagat!
Iniciativa kundër migrimit masiv, e votuar nga zviceranët më 9 shkurt të këtij viti do të rezultojë me rritje pagash për personat me kualifikime më të larta. Organizatat që përfaqësojnë degët ekonomike të Zvicrës supozojnë se në rast të vendosjes së kuotave për fuqinë punëtore nga BE-ja, do te ketë mungesë të personelit të kualifikuar. […]
Iniciativa kundër migrimit masiv, e votuar nga zviceranët më 9 shkurt të këtij viti do të rezultojë me rritje pagash për personat me kualifikime më të larta. Organizatat që përfaqësojnë degët ekonomike të Zvicrës supozojnë se në rast të vendosjes së kuotave për fuqinë punëtore nga BE-ja, do te ketë mungesë të personelit të kualifikuar. Për pasojë, ky personel do të duhet të paguhet më shtrenjtë.
Kështu ka thënë për gazetën “Schweiz am Sonntag” Christian Stiefel, drejtor i Swissholdings, organizata që përfaqëson industrinë dhe koncernet që ofrojnë shërbime. Sipas tij këtu pritet të veprojë logjika ekonomike e raportit në mes të ofertës dhe kërkesës.
Sektorët më të goditur nga kjo pritet të jenë industria e makinave, ajo elektrike, kimke-frmaceutike, sektori i informatikës por po ashtu edhe hoteleria, ka thënë Stiefel.
Përfaqësues tjerë të ekonomisë tërheqin vërejtjen se si pasoje e jetësimit të “Iniciativës…” do ta kenë më të vështirë sidomos degët që tregun e tyre e kanë të kufizuar brenda Zvicrës. Ato nuk kanë mundësi të bartin vendet e punës jashtë vendit, sikur disa degë të tjera. Këto të fundit sigurisht do të detyrohen që të vazhdojnë veprimtarinë e tyre prodhuese jashtë Zvicrës për shkak të çmimit të fuqisë punëtore.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










