Jeta në Zvicër
Iniciativa për zgjedhjen direkte të qeverisë, pa përkrahje
51 për qind të votuesve janë kundër një mundësie për zgjedhjen e qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga populli. 45 janë pro kësaj mundësie dhe 4% janë ende të pavendosur
Zviceranet me të drejtë vote nuk parapëlqejnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të qeverisë së vendit të tyre (Këshillit Federal). Këtë e tregon një anketë reprezentative e bërë nga Instituti për hulumtimin e opinionit publik Isopublic, me porosinë e gazetës “SonntagsBlick”, rezultatet e të cilës janë publikuar sot .
Sipas anketës, 51 për qind të votuesve janë kundër një mundësie për zgjedhjen e qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga populli. 45 janë pro kësaj mundësie dhe 4% janë ende të pavendosur.
Sondazhi më tutje tregon se vetëm në mesin e SVP/UDC-së, partisë bartëse të iniciativës, ajo gëzon pëlqimin e shumicës. 78% të anëtarësisë së kësaj partie, të anketuar me këtë rast janë përgjigjur në favor dhe 19% kundër iniciativës. Pothuaj diametralisht i kundërt është disponimi te votuesit e Partisë Socialdemokrate SP/PS. 67% të tyre janë kundër dhe 30 % pro. Edhe në FDP/PLR refuzimi i zgjedhjes direkte të qeverisë është i dukshëm, gjegjësisht 64% janë kundër dhe 35% pro. Te CVP/PDC 59% do të votonin kundër dhe 37% në të mirë ë zgjedhjes së drejtpërdrejtë të qeverisë së vendit.
Anketa është bërë nga 26 deri më 28 mars dhe në të kanë marrë pjesë 1003 persona nga Zvicra gjermane dhe ajo frankofone. Në Zvicrën gjermane gatishmëria për zgjedhjen direkte ka qenë pak më e vogël se në atë franceze, gjegjësisht 45% kundrejt 47%.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit














