Shkurt.ch
Iniciativa “RASA” edhe zyrtarisht shkon në votim
Kjo iniciativë kërkon që teksti i iniciativës së SVP-së kundër migracionit masiv, e cila qe votuar më 9 shkurt 2014, të hiqet sërish nga kushtetuta e vendit
„RASA“ (shkurtesë për: Raus aus dem Sackgasse ose: Jashtë nga qorrsokaku) siç quhet iniciativa më e re popullore në nivel nacional, përfundimisht do të dalë në votim. Ajo ka përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen për një iniciativë që ajo të mund të hidhet në procesin e votimit.
Këtë e ka konfirmuar të premten Zyra Federale kompetente për pranimin e iniciativave, njofton srf.ch. Ajo ka deklaruar se RASA i është dorëzuar edhe në mënyrë formale zyrës në fjalë.
Kjo iniciativë kërkon që teksti i iniciativës së SVP-së kundër migracionit masiv, e cila qe votuar më 9 shkurt 2014, të hiqet sërish nga kushtetuta e vendit.
Siç dihet, në atë tekst kërkohej kufizimi i ardhjes së të huajve të BE-së në Zvicër, ose vendosja e kontingjenteve. Në këtë mënyrë, jetësimi i asaj iniciative do të rrezikojë marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me BE-në. Ndërsa synimi i RASA-s është pikërisht shpëtimi i këtyre marëveshjeve.
Prandaj, në tekstin e saj veç tjerash thuhet se ajo do të heqë dorë nga mbajtja e referendumit në rast se zbatimi i iniciativës kundër migracionit masiv nuk i rrezikon bilateralet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve Komuna druan se dikush nga jashtë mund të ketë interes për xhaminë. Drejtuesi i projektit thotë:... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër Është e vështirë të krahasosh cilësinë e jetës në pjesë të ndryshme të Zvicrës, por një... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit














