Shkurt.ch
Iniciativë për mbrojtjen e jo duhanpirësve
Iniciatorët e referendumit:"Mbrojte për duhanpirësit pasivë", kanë prezantuar argumentet e iniciativës së tyre para votimit të shtatorit
Ata bëjnë thirrje për një zgjidhje të unifikuar në mbrojtjen e jo duhan pirëseve në tërë Zvicrën.
Për iniciativën “Mbrojtje për duhanpirësit pasivë”, do të votohet në referendum më 23 shtator.
“Referendumi është i rëndësishëm sidomos për mbrojtjen më në fund të personelit të hoteleve dhe restoranteve në tërë Zvicrën nga pirja pasive e duhanit”, tha Sonja Bietenhard, drejtoreshë e “Lugenliga”. “Ligji aktual federal nuk mjafton”, thotë Bietenhard.
Iniciativa synon mbrojtjen e personelit shërbyes në restorante, pasi që ky personel i ekspozohet më shumë tymit të duhanit. Megjithatë, edhe kjo iniciativë lejon ekzistimin e mëtejmë të fumoir-ëve që funksionojnë pa personel shërbyes.
Iniciativa kërkon që të gjitha hapësirat e brendshme të ndalohet pirja e duhanit ose pirja e duhanit të lejohet vetëm me leje paraprake. Në 8 kantone tashmë aplikohet një rregull e tillë. Në 18 kantone zvicerane, megjithatë lejohet pirja e duhanit, në 11 prej tyre në lokale të vogla në mbikëqyrje të autoriteteve.
Nga perspektiva e nismëtarëve të kësaj iniciative dallimi në kantone në zbatimin e rregullave për të lejuar pirjen e duhanit nuk ka kuptim.
“Të gjithë të punësuarit kanë të drejtë të kenë mbrojtje të barabartë nga duhan pirja pasive, pavarësisht nëse ata punojnë në Gjenevë ose në Luzern”, tha deputeti Fabio Regazzi.
Onkologu, Thomas Cerny ka rikujtuar për dëmet shëndetësore që shkakton pirja pasive e duhanit. Në të gjithë botën për çdo vit vdesin mbi gjysmë milioni njerëz nga pasojat e pirjes së duhanit pasiv.
“Se ndalimi i duhanit ndikon pozitivisht në shëndetin kanë treguar studimet”, tha Cerny. “Në kantonet e Ticino dhe Graubünden pas ndalimit të duhan pirjes nëpër restorante, numri i infarkteve ka shënuar rënie për 20 për qind. Në kantonin e Luzernit, nuk janë aplikuar rregulla të njëjta për duhan pirjen, numri i infarkteve është rritur”, tha Cerny .Me rregulla më të rrepta kundër pirjes së duhanit reduktohen shpenzimet shëndetësore në gjysmë miliardë frangash në vit, tha deputetin nacional , Yvonne Gilli, njëherësh mjek në St Gallen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh












