Jeta në Zvicër
Iniciativë për një Këshill Federal me 9 anëtarë
Kantoni i vetëm italian, Tesina, që nga viti 1999, kur kishte dhënë dorëheqje Flavio Cotti, nuk ka pasur më asnjë përfaqësues në qeverinë e vendit
Riaktualizohet sërish ideja që Këshilli Federal i Zvicrës (qeveria) të ketë më shumë se 7 ministra, sa ka sot. Komisioni për Politika Shtetërore i Dhomës së Kantoneve në Parlament e ka votuar me shumicë votash një iniciativë parlamentare që shkon në këtë drejtim, njofton Shërbimi për medie në Parlamentin e Zvicrës. Iniciativa vjen nga komisioni përkatës i dhomës tjetër, asaj nacionale të parlamentit dhe ka për synim ngritjen e përfaqësimit në qeveri të bashkësive gjuhësore, në këtë rast asaj italishtfolëse.
Kantoni i vetëm italian në Zvicër, Tesina, që nga viti 1999, kur kishte dhënë dorëheqje Flavio Cotti, nuk ka pasur më asnjë përfaqësues në qeverinë e vendit.
Ndryshe, komisioni i përmendur i Dhomës së Kantoneve pret që me shtimin e dikastereve ministrore, barra e punës të ndahet në më shumë persona se që kjo bëhet sot. Pasi që të dy komisionet e kanë miratuar një iniciativë të tillë, komisioni përkatës i Dhomës Nacionale autorizohet të bëjë një projekt për ndryshimin e kushtetutës në këtë pikë.
Para kësaj iniciative ka pasur edhe disa përpjekje të ngjashme për rritjen e numrit të ministrave në qeverinë e Zvicrës por të gjitha kanë dështuar. Së fundi, para një viti, Dhoma e Kantoneve pati hedhur poshtë iniciativën e kantonit të Tesinës për rritjen e numrit të ministrive në 9 sish, ndonëse komisioni për politika shtetërore pati votuar pro.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais











