Lajme
Instagram mundëson rikthimin e postimeve që janë fshirë
Instagram i ka shtuar një veçori të re funksionit kundër piratimit, që siguron një lloj kontrolli shtesë në llogaritë që kanë fshirë një postim.
Ky funksion quhet “E fshirë së fundmi” dhe mundëson rikthimin ose rishikimin e postimeve të fshira më parë nga celulari.
Sipas kompanisë, risia do të ndihmojë, gjithashtu, në mbrojtjen e përmbajtjes nga piratuesit.
“Ne e dimë që piratuesit, ndonjëherë, fshijnë përmbajtje kur fitojnë një llogari dhe deri më tani përdoruesit nuk kishin asnjë mënyrë për të rikuperuar me lehtësi fotot dhe videot e tyre”, shpjegoi Instagram në një blog.
“Me prezantimin e kësaj veçorie të re, që fshin ose zhvendos përgjithmonë një postim, së pari do të duhet të verifikoni që jeni përdoruesi i ligjshëm i llogarisë”, vazhdon blogu.
Fotot, videot, filmat IGTV dhe historitë që përdoruesi fshin menjëherë hiqen nga llogaria dhe zhvendosen në dosjen “E fshirë së fundmi”.
Historitë e fshira që nuk janë në arkiv do të qëndrojnë në dosje deri në 24 orë.
Çdo gjë tjetër do të fshihet automatikisht 30 ditë më vonë.
Gjatë kësaj periudhe, përmbajtja mund të përdoret përmes funksionit “E fshirë së fundmi” dhe nga aty përdoruesi mund të vendosë nëse dëshiron ta ribotojë postimin ose ta fshijë atë plotësisht, para se të kalojë muaji.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










