Lajme
Instagrami vjen me ndryshime
Ndryshime të reja po vijnë për përdoruesit e Instagramit këto ditë.
Rrjeti social njoftoi gjatë fundjavës se një grup i ri mjetesh që e bëjnë filtrimin e mesazheve shumë më të lehtë do t’u hapë rrugën përdoruesve të Instagramit.
Bëhet e ditur se mjetet e reja do të shtojnë aftësinë për të renditur dhe filtruar mesazhet sipas numrit të ndjekësve e llogarive të verifikuara, shkruajnë mediat e huaja.
Adam Mosseri, kreu i Instagram, shpjegoi së fundmi ndryshimet e reja në një postim: “Pra, ajo që kemi bërë është shtimi i mënyrave për të filtruar kërkesat për të parë vetëm ato që po kërkoni. Ka shumë më tepër për të bërë. Por shpresojmë se ky është një hap në drejtimin e duhur”.
Këto janë vetëm disa nga ndryshimet e para të mëdha që vijnë në DM të aplikacionit, por Instagram premtoi të vazhdojë të ofrojë veçori dhe përmirësime të reja në këtë aspekt shumë të rëndësishëm të aplikacionit të tij.
E-Diaspora
-
Komun Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim













