CH-Ballkani
Institucionet e pavarura në Kosovë pa transparencë dhe pa dhënë llogari
Vetëm Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit mundohet të ofrojë llogaridhënie dhe transparencë nga 9 institucionet të cilat janë monitoruar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Institucionet e pavarura në Kosovë nuk e qajnë kokën për transparencë dhe llogaridhënie.
Vetëm Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit mundohet të ofrojë llogaridhënie dhe transparencë nga 9 institucionet të cilat janë monitoruar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Drejtuesit e kësaj OJQ-je kanë prezantuar analizën e politikave të titulluar “Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavarura në Kosovë”.
Albana Rexha deklaroi të gjitha këto institucione janë të mangëta me konsultimet e publikut ndërsa shtoi se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës fare nuk i bënë publike raportet. “Problemet kryesore me llogaridhënien kanë të bëjnë me mungesën e mundësisë së sanksionimit nga ana e komisioneve parlamentare, gjatë raportimit të këtyre institucioneve në kuvend. Gjithashtu institucionet e pavarura nuk bëjnë raporte të performanës së tregut e që është detyrë e tyre”, ka thënë Rexha, përcjell albinfo.ch.
Në këtë analizë janë përfshirë Autoritetin Kosovar i Konkurrencës, Autoritetin Rregullatorë për Shërbimet e Ujit, Zyra e Rregullatorit për Energji si dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












