Kultura
Instrumente muzikore dhe mbulesa shtretërish për Shqipëri
Një aksion të shoqatës "St.Georgen hilft Albanien", për instrumente muzikore, e pati ndihmuar vitin e kaluar edhe firma "Bachmann" duke dhuruar12 piano klasike
Shoqata humanitare “St.Georgen hilft Albanien” që e ka selinë në St. Georgen të Zvicrës lindore, dhe është e orientuar për ndihmë Shqipërisë është në kërkim të instrumenteve të ndryshme muzikore dhe të mbulesave për shtretër nga materiali i lirit. Këto, sipas përfaqësueses së shoqatës, Ruth Widmer kërkohen për t`ua dhuruar shkollave të atjeshme shtetërore të artit dhe të muzikës.
“Studentët e arteve pamore mund t`i përdorin mbulesat e shtretërve si pëlhurë për të pikturuar mbi të. Për këtë arsye janë sidomos të kërkuara ato materiale që kanë sipërfaqe të lëmuar”, ka thënë Widmer.
Para këtij aksioni, shoqata e përmendur ka realizuar që nga viti 1992 e këtej një numër të madh aksionesh për të ndihmuar aspekte të ndryshme të jetës në Shqipëri. Nidhmat, si ngritja e qendrave për përkujdesje ose për të varfrit, pastaj siguimi i syzeve për personat që kanë nevojë për to, janë orientuar kryesisht në viset e izoluara malore e të varfra të Shqipërisë së veriut.
Një aksion të ngjashëm, për sigurimin e instrumenteve muzikore, të iniciuar nga shoqata “St.Georgen hilft Albanien” e pati ndihmuar vitin e kaluar edhe kompania “Bachmann” duke falur 12 piano klasike, të përdorura por në gjendje të mirë (në foto).
Ato i qenë dhuruar shkollës së arteve “Tefta Tashko-Koço” në Korçë.
Instrumentet dhe mbulesat mund të dorëzohen në adresën Bachweidstrasse 13 në St. Georgen. Ekziston po ashtu edhe mundësia që ato, sipas marrëveshjes, vetë shoqata t`i marrë nga shtëpitë e atyre që i ofrojnë, shkruan “St.Galler Tagblatt”.
Për informata më të hollësishme, në telefonin: 071 223 66 13
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











