Kriza në Ukrainë
Intelegjenca britanike: Rusia po rekruton emigrantë për luftën në Ukrainë
Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet se Rusia po rekruton punëtorë emigrantë nga Azia Qendrore për t’u ndihmuar forcave ruse në luftën kundër Ukrainës.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se rekrutuesit ushtarakë rusë “kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e imigrancionit”, për të shënjestruar punëtorët emigrantë që kanë ardhur nga Azia Qendrore në Rusi.
“Në zyrat e imigracionit, në mënyrë rutinore, personeli përpiqet të rekrutojë emigrantë,” tha ministria britanike në Twitter.
Ata madje u ofrojnë atyre “një rrugë të shpejtë drejt nënshtetësisë ruse, prej gjashtë muajsh deri në një vit, në vend të procedurës së zakonshme prej pesë vjetësh”.
Radio Evropa e Lirë më parë kishte raportuar se rekrutuesit i joshin punëtorët emigrantë duke u ofruar bonuse financiare me vlerë prej 2.390 dollarësh dhe paga deri në 4.160 dollarë në muaj.
Rekrutët ka të ngjarë të dërgohen për të luftuar në vijën e frontit, thanë ekspertët britanikë të inteligjencës, si pjesë e përpjekjes së Rusisë për ta përmbushur synimin për t’i bërë 400 mijë vullnetarë që luftojnë në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit













