E-Diaspora
Interi ofron 9 milionë euro për Xhakën?
Deri më tash konsiderohej Lazio për të blerë Xhakën. Por, Interi i Milanos ka mundësi t`ia prishë planet Lazios dhe shefit të saj sportiv, Igli Tares
Granit Xhakës nuk po i ecën mirë në Borussia Mönchengladbach. Por, interesimi i klubeve të mëdha evropiane, sidomos atyre nga Italia për futbollistin shqiptar, nuk po pushon. Së fundi raportohet se Interi i Milanos ka treguar gatishmërinë për të pasur n¨radhët e veta kosovarin 20 vjeçar.
Sipas portalit “gerüchteticker.com”, krerët e Interit janë paraqitur në Mönchengladbach dhe kanë ofruar 9 milionë euro për mesfushorin e talentuar. Këto përçapje po bëhen me gjithë faktin se Xhakën e obligon kontrata me Borussia Mönchengladbach, e cila është e vlefshme deri në vitin 2017.
Deri më tash konsiderohej Lazio e Romës favorite për të blerë Xhakën. Shefi sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ka një kohë që po bën përpjekje për ta sjellë në klubin e tij Xhakën, i cili duket se në verën që vjen do të braktisë Mönchengladbach-un. Por, Interi i Milanos ka mundësi t`ia prishë planet Lazios dhe Tares.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












