Sport
Interi pas Januzajt
Skuadra e madhe italiane, Inter është gati për të bërë një ofertë drejt futbollistit shqiptar, i cili nuk po ka hapësira në Manchester United
Mesfushori 21 vjeçar, Adnan Januzaj nuk do të ketë hapësira edhe këtë sezon që po vjen nën urdhrat e Jose Mourinhos pas mbërritjes së Henrik Mkhitaryan nga Borussia Dortmund, shkruan albinfo.ch.
Januzaj nuk është më një prej lojtarëve që konsiderohet si pjesë e formacionit te United, madje edhe vitin e kaluar ai u huazua te Borussia Dortmund përpara se të rikthehej sërish te rezervat e klubit nga Manchester. Lojtari i përfaqësueses belge bëri shtatë paraqitje me U21 sezonin e kaluar.
Por, siç raportojnë mediat italiane, Inter mund t’i ofronte një zgjidhje Januzajt. Inter ka gati një ofertë për Januzaj pas vështirësive që po kalon me transferimet e Joao Mario dhe Antonio Candreva.
Klubi italian është gati ta huazojë lojtarin me origjinë shqiptare me të drejtë blerje vitin tjetër prej tetë milionë euro. Kontrata e Januzajt me United skadon në vitin 2018. Deri tani ai ka bërë 50 paraqitje duke shënuar pesë gola me United.
Ndërkohë, Januzaj ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të vjen të luajë për Kosovën, pasi te Belgjika nuk po ka hapësirë.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












