Shkurt.ch
Internet falas në stacionet e trenave në Zvicër
Deri në fund të vitit 2015 në 100 stacione të mëdha hekurudhash të SBB-së në Zvicër udhëtarët do të kenë qasje të lirë në internet
Tashmë këtë vit pasagjerët e parë në rreth 20 stacione trenash mund të përdorin rrjetin e internetin Wi-Fi.
Zëdhënësi i SBB-së, Christian Ginsig, tha se në disa stacione trenash ende nuk ka Wi-Fi. Për të plotësuar kërkesat për internet të konsumatorëve në tren dhe për të siguruar lidhje më të mira të internetit,
SBB ka përmirësuar rrjetin së bashku me operatorët e telekomit për të gjitha destinacionet e gjata.
Deri në fund të këtij viti, rreth tre e katërtat e trenave do të pajisen me rrjetin e nevojshëm të internetit për të përfunduar instalimin deri në fund të 2014-ës.
Teknologjia “Repeaters” ofron cilësi shumë të mirë të lidhjes me internetin gjatë udhëtimit, bën të ditur SBB. Përveç kësaj, operatorët celularë janë vazhdimisht duke investuar në zgjerimin e rrjetit të ri nga 3G në 4G/LTE edhe përgjatë linjave hekurudhore.
Kështu po mbyllen gradualisht mangësitë në mbulimin e rrjetit, duke mundësuar shërbime edhe gjatë udhëtimit me tren.
“Një qasje me e lehtë dhe më e shpejtë e internetit është një faktor i rëndësishëm për të kënaqur kërkesat e konsumatorëve gjatë tërë udhëtimit”, thuhet në një komunikatë të SBB-së.
“Ne jemi duke punuar në mbulimin e rrjetit mobil për klientët tanë”, tha shefi i SBB-së, Andreas Meyer.
“Unë jam i kënaqur që ne tani mund të ofrojmë një qasje të lartë të performancës në internet nëpër stacione hekurudhash”,tha Meyer
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












