Shkurt.ch
“Invazion” i rriqrave në Zvicër
Vetëm deri në fund të prillit janë regjistruar tashmë 4000 raste të pickimit, numër që është sa dyfishi i mesatares së regjistruar gjatë viteve të fundit
Rriqrat nuk kanë qenë kurrë më aktive në një sezon të tillë se sa në këtë fillim viti. Vetëm deri në fund të prillit janë regjistruar tashmë 4000 raste të pickimit nga ky insekt i rrezikshëm, bën të ditur Zyra Federale për Shëndetësi (BAG), transmeton albinfo.ch. Dhe ky numër është sa dyfishi i mesatares së regjistruar gjatë viteve të fundit.
Për kontrollet mjekësore për pickim nga rriqrat ka filluar të mbahet evidencë nga viti 2008.
Ky “invazion” i rriqrave ka ardhur si rezultat i motit të butë që ka mbretëruar sidomos në muajt janar dhe shkurt. Ndërsa kulmin e aktivitetit të tyre rriqrat e kanë në muajt maj dhe qershor.
Mesatarisht në vit në Zvicër regjistrohen deri 9700 sulme nga rriqrat.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












