CH-Ballkani
Investitorët anashkalojnë Maqedoninë
Oda Ekonomike të Maqedonisë u rekomandon institucioneve qeverisëse që t’i japin përparësi infrastrukturës, në të kundërtën nuk do të ketë investitorë të huaj
Investitorët e huaj po e anashkalojnë Maqedoninë për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe hekurudhore. Kështu theksojnë biznesmenët e Odës Ekonomike të Maqedonisë, të cilët e ndiejnë vetën të hendikepuar për këtë çështje. Sipas tyre, Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë shumë më mirë në këtë aspekt.
“Para disa kohësh vizituam me kolegë ‘Xhonson Kontrolls’ dhe vërejtja e parë ishte infrastruktura. Edhe ata thanë se ne shfrytëzojmë si rrugë Korridorin 4 (Bullgari, Rumani, Hungari, Sllovaki), ku kanë fabrika”.
“Më tutje, në Gjermani ateron lënda e parë nga Kina. Prej atje nisen produktet e gatshme. Ata shprehen se jo vetëm infrastruktura e fortë, por edhe ajo e buta është në gjendje të keqe”, tha Lubica Nuri, Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Maqedonia, siç thuhet ka mbetur në vendnumërim. Shqipëria e ndërton në mënyrë të shpejtuar infrastrukturën e saj. Sipas Odës Ekonomike Maqedonase, problemi lokalizohet edhe në sjelljen injorante të të gjitha qeverive, pasi përfitimet nga ndërtimi i infrastrukturës shikohet në perspektivën afatgjate.
“Shqipëria tashmë është lidhur me Kosovën dhe ndërtoi rrugë fantastike, me ndihmën e Bankës Botërore, dhe tani negocion me Serbinë për të dalë në Leskovc. Do të thotë, ne jemi anashkaluar edhe mbi këtë bazë, jo vetëm me Korridorin 4”, tha Lubica Nuri, raporton Alsat-M.
Bashkimi Evropian i mbështet thuajse të gjitha projektet infrastrukturore, ndaj “topi”, siç tha Nuri, është të pala maqedonase.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane Edhe pse numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon të rritet globalisht, në disa vende... -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026










