Sport

Irani ndërpret të gjitha marrëdhëniet me Greqinë – në futboll

Federata e Futbollit të Iranit ka supsenduar të gjithë marrëdhëniet me palën greke, pas mbylljes së ndeshjes miqësore mes dy kombëtareve e paraparë të luhet të shtunën në Stamboll.

Sipas federatës iraniane, ndeshje e mbyllur nga Greqia, me arsyen se luhet në një terren jo-miqësor pas tensioneve të marrëdhënieve greko-turke, i ka sjellur “dëm serioz” lojtarëve persë që po përgatiten përpara Rusi 2018.

Teherani do ndërmarrë aksione legale në FIFA për të kompensuar gjithë lojtarët iranianë dhe shpenzimet tjera nga Greqia.

Pas Greqisë një mundësi tjetër për përballjen e Iranit ishte edhe Kosova, por edhe kjo mbeti në letër.