Kosova
Ish-deputeti Haxhi Shala, në Hagë
Ish-deputeti Haxhi Shala është nisur për në Qendrën e paraburgimit në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.
“Para një ore është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë shkurt Smakiqi, duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.
Smakiqi për marrjen e Shalës gjatë të hënës ka thënë se “konsideroj që nuk është intervistuar, thjesht është ndaluar, përndryshe do të më kontaktonte si avokat”, përcjell albinfo.ch.
Për dërgimin e Shalës në Hagë ka shkruar edhe djali i tij, Flakroni. Ai ka thënë se për transferimin e tij në Hagë janë njoftuar të martën.
“Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin, e as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë. Ne jemi të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, kjo gjykatë është e njëanshme, sepse gjykon çlirimtarët që mbrojtën vendin dhe të drejtat e tyre për liri”, ka shkruar ai në Facebook.
Shala u arrestua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.
Vëllai i tij, një ditë më parë ka bërë të ditur se Shala dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, porse nuk ka informacion zyrtar nga Specialja lidhur me këtë, shkruan koha.net.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër












