Sport
Ish futbollisti i bundesligës, Vata, trajner në ligën regjionale
Klubi i futbollit FC Gütersloch që bën gara në një ligë regjionale të Gjermanisë (Oberliga) ka angazhuar ish futbollistin shqiptar Fatmir Vata si trajner. Vata, tashmë 44 vjeçar, ka luajtur në kohën e tij në bundesligën gjermane dhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Veç tjerash ai ka luajtur gjashtë vite për Arminia Bielefeld.
Kryetari i klubit, Andre Niermann shprehet i kënaqur me angazhimin e ri të shqiptarit dhe thotë se kontrata do të nënshkruhet edhe formalisht shumë shpejt.
Ai e ka njohur personalisht Vatën kur ky i fundit ka luajtur në Arminia Bielefeld dhe që atëherë është bindur për cilësitë e tij.
Fatmir Vata ka luajtur 88 ndeshje në bundesligën I dhe 133 ndeshje në bundesliga I, transmeton albinfo.ch. Në këtë të fundit ka shënuar 30 gola. Në vitin 2004 ai, si lojtar i kombëtares shqiptare qe shpallur lojtar i vitit në Shqipëri.
Në vitin 2010, si 38 vjeçar ai ka përfunduar karrierën e tij prej futbollisti profesionist.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?













