Lajme
Ish inspektori policor nga Maqedonia dënohet për tregti me drogë
Ai më parë qe kapur, dënuar dhe dëbuar nga Zvicra. Por sërish vjeshtën e kaluar, kishte ardhur në mënyrë ilegale dhe po jetonte ilegalisht në Oberglatt
Në bankën e zezë para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Cyrihut kishte zënë vend një person jo i zakonshëm. Ai po gjykohej për tregti me drogë, por 25 vjet më parë e kishte filluar karrierën si inspektor policor.Bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë, 48 vjeç, i cili, pasi që kishte punuar disa vite në polici, gjatë periudhës së luftërave në ish Jugosllavi e kishte braktisur vendin dhe nga ajo kohë, fillimisht, si azilkërkues, ka jetuar në Gjermani dhe së fundi jeton në Zvicër.
Padia që e ngarkon ish inspektorin, është e qartë: tregti me drogë. Ai qe kapur, dënuar dhe dëbuar nga Zvicra. Por sërish vjeshtën e kaluar, kishte ardhur sërish në Zvicër në mënyrë ilegale dhe po jetonte ilegalisht në Oberglatt të Cyrihut. Dhe sërish kishte filluar të merrej me tregti droge.
Aktakuza tregon se si ish polici kishte blerë për 3000 euro rreth 80 gramë kokainë. Dhe, pasi e ka porcionuar atë, në Oberglatt, e ka shitur me përfitim të madh në Cyrih. Veç kësaj, për përdorim personal ai kishte fshehur dy porcione në banesën e tij.
Motivin për “zanatin” e tij të ri ish inspektori policor e kishte quajtur “mbijetesë e thjeshtë”, shkruan 20mi.ch. Por, ai kishte qenë i pafat pasi që pas pak ditëve ishte kapur nga policia në Oerglatt duke u shitur drogë konsumuesve të saj.
Pasi që rasti, nga ana juridike ishte i thjeshtë, prokuroria dhe mbrojtja ishin pajtuar për dënimin me një vit burg pa kusht, përmes një procedure të shpejtuar.
Deri më tash i ka mbajtur 106 ditë burg ndërsa pas vuajtjes së dënimit ai duhet të lëshojë Zvicrën, edhe pse këtu i ka dy fëmijë nga dy gra të ndryshme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













