Jeta në Austri
Ish-kancelarja austriake vozit e dehur makinën
Ish-kancelares austriake dhe ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Brigitte Bierlein, i është marrë leja e vozitjes, pasi që ajo është ndaluar nga policia derisa ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë natës së të enjtes, zonja Bierlein ishte ulur me disa mike të saj në një restorant në Vjenë. “Kishte shumë kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës sonë pimë edhe ndonjë gotë shampanjë”, e përshkruan Bierlein natën e së enjtes, raporton Albinfo Austria.
Pas një mbrëmje të bukur më shoqërinë e saj, 70-vjeçarja bën një gabim serioz. Ajo nuk mori një taksi që të shkojë në shtëpi, por vendosi ta ngasë vetë makinën e saj. “Jam thellësisht e penduar për këtë”, ka thënë ish-kancelarja e Austrisë.
Gjatë rrugës ajo ndalohet nga një kontroll policie dhe duhej t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Testi i bërë i alkoolit tregon se ka 0.86 promile alkool në gjak. Policia mbetet e habitur.
“Ishte një gabim serioz. Për të ardhur keq. Jam shumë e mërzitur”, ka thënë Bierlein për oe24.at.
Pavarësisht postit që ajo kishte, policia ia merr lejen e vozitjes si dhe e gjobit me një shumë të lartë të hollave për shkelje të rregullave në trafik.
Si femra e parë kancelare në historinë e Austrisë, Bierlein drejtoi vendin në mënyrë të sigurt brenda shtatë muajve të stuhishëm pas skandalit “Ibiza”. Pa gabime dhe pa skandale.
Të tjera nga Jeta në Austri
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet













