Lajme
Ish-kreu i CIA-s beson se UFO-t dhe alienët mund të ekzistojnë me të vërtetë
Ish-kreu i CIA-s, John Brennan i është bashkuar së fundmi listës së besuesve që mund të ketë jetë aliene përtej kufijve të tokës.
Gjatë një interviste të fundit ai tha se “nuk është kundër” mundësisë së ekzistencës së formave aliene të jetës.
“Jeta mund të përkufizohet në forma të ndryshme”, tha Brennan në një intervistë të një jave më parë në programin Conversations with Tyler. “Mendoj se është arrogante të besosh se nuk ka forma të tjera jete në të gjithë universin”, raporton DailyMail, përcjell Albinfo.ch
“Mendoj gjithashtu se disa femomene që ne po shohim dhe vazhdojnë të jenë të pashpjeguara, në fakt mund të jenë një rezultat i diçkaje që ne ende nuk e kuptojmë. ose i një forme të ndryshme jete”, tha Brennan.
Ai nuk u tregua tërësisht i vendosur në idenë e ekzistencës së jetës aliene, duke thënë: “Thjesht dua të lë mendjen e hapur për atë që ato mund të jenë, që ne nuk e dimë çfarë janë”.
Në prill ministria amerikane e mbrojtjes deklasifikoi detaje për tre video të marra nga viti 2004 deri në 2015, të gjitha me objekte ajrore që nuk mund të shpjegohen nga askush.
“Kam parë disa video nga pilotët e marinës, dhe duhet të them që janë vërtet të çuditshme”, tha Brennan, duke shtuar se ato mund të shpjegohen vetëm me forma të njohura të jetës ose me fenomene të pazakonta të motit.
“Besoj se është e rëndësishme të arrijmë në mjedise të tjera për të zbuluar fenomenet që shikojmë”.
Brennan ka qenë drejtor i CIA shumicën e mandatit të dytë të Barack Obama si president.
Vetë Obama ka pranuar në programin e Stephen Colbert më parë se është informuar nga agjencitë për objekte të paidentifikuara ajrore, por nuk ka konfirmuar apo mohuar ekzistencën e tyre apo përmbajtjen e diskutimeve.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












